Aksident i tmerrshëm/ Ferrari humb kontrollin dhe ndahet përgjysmë, shoferi “fluturon” jashtë mjetit, zbardhen detajet tronditëse (FOTO)

Tre makina janë përfshirë në një aksident me një viktimë në Kaliforni, kur një Ferrari u nda përgjysmë si pasojë e përplasjes.

Pamjet tregojnë makinë sportive të kuq të bërë copash. Dy persona u dërguan në spital, ndërsa drejtuesi i Ferrari-t humbi jetën në vendngjarje.

Robert Nicoletti pësoi lëndime fatale pasi ‘fluturoi” jashtë Ferrari-t për shkak të forcës së përplasjes.

Aksidenti ndodhi në rrugën Santiago Canyon dhe dyshohet për shkak të shpejtësisë së madhe.

Nicoletti nuk arriti që të kontrollonte automjetin e tij për shkak të shpejtësisë me të cilën po udhëtonte.

Drejtuesit e dy automjeteve të tjera pësuan vetëm lëndime të lehta.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*