Aktorja shqiptare rrëfen historinë e dashurisë me Ndrek Lucen ne Teater : Isha 16 vjeç kur…

Mimika Luca, një ndër aktoret e dashura për publikun lindi datë 24 dhjetor të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Gjatë fëmijërisë së saj ka kaluar shumë vështirësi ku edhe përfundoj në strehën vorfnore. Megjithatë ajo arriti të ndiqte pasionin e saj për artin dhe sidomos atë për baletin. Jeta dhe veprimtaria e saj artistike fillon me interpretime si balerine ne skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, nga 1951 – 1962.

Interviste nga Ani Jaupaj

Njohja me Ndrek Lucën, na tregoni për të…

Jam njohur me Ndrekën që kur fillova të lahesha në pishinën e Teatrit Popullor. Pastaj, në atë kohë, as ne e as ata nuk linim pa parë asnjë shfaqe të njëri-tjetrit. Për mua ishte më i madhërishmi sepse e njihja nga interpretimet. M’u afrua disa herë aso kohe, më thoshte, është me ujë Selite pishina, do marrësh ndonjë të ftohtë se sa ke dalë nga provat…

Si e mësoi Ndreka marrosjen tuaj?

Si duket duhet të ishim marrosur të dy përderisa ai vinte e më fliste sa herë. Megjithëse unë isha e vogël, por dashurisë ç’mund t’i bëje! Aty, në pishinën e Teatrit, u dashuruam. Me fustanin e një shfaqjeje të Marie Logorecit, u bëra nuse nga grimieri i Teatrit. Nuk kaloi shumë kohë përpara se të martoheshim dhe po atë vit, linda vajzën.

Ç’ndodh me një çift të martuarish, që luajnë bashkë në shfaqje?

Po ju tregoj një rast! S’kisha hyrë ende në muajin e nëntë kur më thërret drejtori i Teatrit, për të më thënë se vinte një delegacion kinez dhe se do të jepej një shfaqe e mbyllur, enkas për ta. A do mundesh të marrësh pjesë? Po, i thash menjëherë… Në po atë çast, dëgjohet një ulërimë e Ndrekës, “Çfarë, çfarë?!” ‘Ndrek, do më falësh -i thotë drejtori,- se po flas me Mimikën’! Ai duket e kuptoi që e teproi dhe u tërhoq. Ndreka ishte vëllai im në atë shfaqe. Ishte një moment që djali i shtëpisë duhet ta shtynte dhe vajza rrëzohej përtokë.

Vëllai im, Ndreka pra, sapo afrohet ai moment i rrëzimit, bëri një lëvizje rrumbullake dhe doli atje ku do bija unë. Kur unë u rrëzova, rashë mbi të. Kur mbaroi shfaqja, i thashë: ‘O Ndrek, po ti nuk e di që unë i kam mësuar truket që edhe kur të rrëzohem, mos të vritem!?” Një muaj më vonë lindi Gjergji… U bëra edhe me djalë. Po atje, në atë oborr, do isha bërë edhe gjyshe sepse edhe vajza ime lindi shpejt.

Po në fillim, kur u njohët?

Ne kishim një diferencë 10 vite e gjysmë dhe siç thatë, ai shquhej për temperamentin e tij pasionant, megjithatë ka pasur gjuhë tjetër nga kjo e sotmja. Ai ishte burrë dhe nga jashtë dukej natyrë e egër, mirëpo nëse unë nuk qaja kur shihnim filma, ai përlotej. Unë isha më e kontrolluar.

A ka pasur xhelozira mes jush, në punë?

Teatri i krijon lehtë këto situata. Asnjëherë! Tregoheshin barsoleta atëherë në teatër, “të largohet një çikë Mimika…”, mirëpo jo! Unë kam qenë shoqe e tij…

Është profesioni pak ngacmues, pavarësisht marrëdhënies…

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*