
Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, Ana është ftuar në dhomën e rrëfimeve, ndërsa aty “Vëllai i Madh” i shfaqi një super surprizë.
Një video mesazh nga e motra e saj, Arta Kabashi – është befasia e mbrëmjes për Anën, që e bëri atë të qajë nga gëzimi.
“Më paska mungu me ja pa fytyrën. Po na habisin edhe kur folim në telefon, nuk na vëjnë në re edhe me emra na habisin shumë. Edhe në shtëpi më kanë thirr Arta”, ka thënë Ana.
“Krejt i du shumë të familjes tem, por Artën e kam… Ne s’mundemi pa njëra-tjetrën”, ka shtuar ajo.
Leave a Reply