Arbër Hajdari për Kiarën: Prit t’i vijë mesazhi, se nuk di çfarë të thotë

Sa i përket komenteve s..ksite që Luizi bëri ndaj Jorit, Kiara reagoi dhe doli në mbrojtje të tij.

Kiara: Luizi aty po bën lojë.

Komentet nuk janë me tendencë, por në kuadër të lojës.

Zhaklin, nuk e kam dëgjuar asnjëherë prej teje të thuash që unë jam vajzë e mirë.

Zhaklin: Unë nuk jam këtu të të them që ti je vajzë e mirë.

Unë nuk e di se çfarë vajze je ti.

Kiara: Ti nuk më ke mbrojtur asnjeherë.

Kur më ke parë në situata shumë të vështira aty brenda, nuk më ke thënë kurrë që jam vajzë shumë e mirë.

Zhaklin: E dashur, unë jam opinioniste, nuk jam mamaja jote.

Kur i dashuri jot të futi te lavamani, unë të thash që po gënjeje aty.

Arbër: Ajo ka katër orë me telefon në dorë dhe çfarë i vjen në telefon atë thotë.

Prit t’i vijë mesazhi dhe të dijë se çfarë të thotë.

Kiara: Është shumë e rëndë ajo që tha Zhaku.

Luizi e bën në kuadër të lojës, ai e di se çfarë bën.

Është loja e tij.

Zhaklin: Nëse ty nuk të bën përshtypje sjellja e burrit tënd kur ai i thotë një vajzë e përdalë, zhgarravinë.. nuk di çfarë të them.

Ti je gënjeshtare.

Tea: Luizi ia ka thënë fjalën e përdalë Oltës, mua dhe Kejvinës.

Dua t’ia paralelizoj Kiarës, kur thua që je një gocë kam turp të kem në shoqërinë time, përse është turp?

Kiara: “Përputhen” është një program që ti shkon për të kërkuar të dashur.

Big Brother është program tjetër.

Tea: Në Përputhen quhesh e përdalë dhe në Big Brother jo? Loja ka rregulla moj Kiara.

Kiara: Po boll pra, se të njëjtën gjë bëni si kur isha brenda, si jashtë.

Arbër: Ke 100 përqind të drejtë.

Të kërkojmë falje.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*