Avokati i njohur plas deklaratën e fortë dhe tregon ç’po ndodh: Ambasadorja Yuri Kim, përgjegjësja kryesore për kolapsin në Shqipëri

Avokati Kujtim Cakrani deklaroi në MCN Live se ambasadorja amerikane Yuri Kim është përgjegjësja kryesore për kolapsin e sistemit në drejtësi në Shqipëri.

“Në sondazhet e fundit 70 për qind e shqiptarëve janë të bindur që reforma në drejtësi nuk funksionon. Janë të bindur një pjesë tjetër që reforma u bë për ta kapur sistemin e drejtësisë. E dini ju që prokuroritë dhe gjykatat e mëparshme kanë dënuar 753 persona me b.urgim të përjetshëm, dhe në këto 7 vite vetëm dy persona janë dënuar me b.urgim të përjetshëm. Reforma në drejtësi u bë për të kapur sistemin e drejtësisë. E interesuar gjithmonë për të kapur gjyqësorin është qeveria.

Nëse Amerika donte t’u jepte drejtësi shqiptarëve nuk kishte pse zgjidhte këtë rrugë kaq të gjatë, KLP, KLGJ… Ne kemi sistemin italian. Italia do dalë nga ky sistem sepse është në kolaps.

Një sistem drejtësie do minumimi 100 vjet, nuk ndërtohet me 5-6 vjet. Në Shqipëri sot janë 200 mijë dosje që presin për gjykim, e imagjinoni ça kolapsi është?! Personat që u vendosën në komisione, ekspertët, ishin njerëz që i vendosi ambasada, nga fondacionet. Ishin njerëz që s’kishin lidhje me sistemin gjyqësor. Për mua e kanë kapur klane të lidhura me qeverinë. Shqiptarët s’po marrin më drejtësi. Ana profesionale e gjyqtarëve dhe prokurorëve që hyjnë tani në sistem, lë për të dëshiruar. Nuk kanë asnjë qasje profesionale në dhënien e vendimeve. Janë vendime skandaloze nga më të çuditshmet”, u shpreh avokati në fjalën e tij

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*