“Babi Donte Të Bëhesha Police”, Arjola Demiri Flet Për Fëmijërinë: Jam Rritur Mes Qytetit Dhe Fshatit.

Aktorja e njohur, Arjola Demiri ka folur për fëmijërinë e saj. Ajo ka zbuluar disa momente të bukura, ku imitonte prezantueset, aktoret dhe tezet i thërrisnin “artistja e tezes”.

Më tej, ish-konkurentja e Big Brother VIP, ka theksuar se mami ishte shtysa e saj më e madhe për t’u bërë aktore, ndërsa babi donte të bëhej police.Unë jam rritur mes qytetit dhe fshatit tek dajat e mi dhe kam qenë një fëmijë që imitoja prezantueset e RTSH, imitoja aktorë dhe gjithmonë tezet më thërrisnin ‘artistja e tezes’ sepse kam shumë teze dhe më duan njësoj. Kur u rrita kuptova që kishin parë diçka tek unë.

Që në moshën 11 vjeç kam luajtur role të moshave më të mëdha. Që këtu nisi e gjithë dëshira ime. Babi nuk më ka ndaluar deri në gjimnaz që të marr pjesë në aktivitete të ndryshme plus që kam qenë edhe volejbolliste shumë e dalluar sepse klasa ka qenë kampion dhe unë kapitenia.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*