
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu krahason Jozefina Topallin me kryeministren e ardhshme të Italisë, Giorgia Meloni. Në një deklaratë për emisionin “Good Morning Albanians” Shehu tha :
“Duhet të jem shumë i sinqertë, padyshim që Partia Demokratike kaloi një moment të vështirë, ka rikuperuar shumë, përsëri ka vështirësitë e saj, veçanërisht në nivelin e disa deputetëve. Ne bëmë një trajektore me figura dhe mosha më të reja, por dështuam. Jozefina Topalli mund të ishte, nuk qëlloi të ishte, por aktiviteti politik është i gjatë, nuk është se mbaron me kaq, as për Jozefinën, as për njeri tjetër.
Deklarata vjen pas fitores që pati e djathta ekstreme në Itali ku Giorgia Meloni është drejt rrugës për të qenë e para kryeministre femër e vendit.
Leave a Reply