
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka komentuar reagimet dhe kërcënimet ndaj analistes Zana Avdiu, pas reagimit të saj ndaj futbollistit, Granit Xhaka.
Buzhala përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se pse gratë në vendin tonë nuk e kërcënojnë askënd për shprehje të mendimit dhe ketë e bëjnë vetëm burrat, që sipas tij janë me mentalitet të kohës së neandertalit.
“Pse asnjë grua nuk e kërcënon askënd në ketë vend për shprehje të mendimit të lirë, por ketë e bëjnë vetëm plot burra me mentalitet të kohës së neandertalit? Se janë tuca, të edukuar keq, ose te paedukuar totalisht.
Atyre një mendim ndryshe, sidomos nga një grua ua verbon sytë, pasi as nuk frikësohen duke e kosnideruar si të dobët fizikisht. Kur te mësohemi me e kaperdi mendimin ndryshe, veçanarishtë nga gratë, atehere kemi me dale nga mjerimi.
P.S. Vazhdoj të mendoj që Graniti mirë ua ka be një grupi shovenistesh që e shanin gjatë gjithë kohës. Por, vazhdoj me e respektu secilin mendim ndryshe”, ka shkruar Buzhala.
Leave a Reply