Çajrat që i duhen çdo prindi në shtëpi, mjeku popullor: Përdorini për problemet më të përhapura te fëmijët

Mjeku popullor ka sjellë këshilla tepër të vlefshme për çajrat dhe bimët që ndihmojnë në sëmundje të ndryshme që prekin fëmijët.Ai tregoi për disa nga sëmundjet që preken më shpesh fëmijët dhe kurimin që vjen prej bimëve medicinale.Në moshë të vogël fëmijët vuajnë zakonisht nga fryerjet e barkut dhe zorrëve dhe sipas tij zgjidhjen për këtë prindërit mund ta gjejnë tek kamomili, mednra dhe shtogu:

“Le të marrim fryrjen e barkut dhe të zorrëve, asgjë tjetër më shpejtë se mendra e butë nuk e qetëson. Le të marrim ato gazra që mbeten në zorrë, kamomili ose mendra e butë, ia hedhim në gjelë fëmijëv dhe ajo zgjidh një problematikë shumë të madhe, ngërçet e barkut të fëmijëve. Ju them nënave psh. kokrrat e arrave kanë një fletë brenda që ndan ato thelpinjtë e tyre, ne e kemi provuar me shumë sukses qoftë tek fëmiëjt qëkanë fryrje barku, ngërce zorrësh por edhe që kanë një kollë të vazhdueshme. Përdorimi i petave të arrës , i gjetheve të dellit, i luleve të blirit , i aguliceve që është me të vërtetë një perl shqiptare, unë them që janë bimë të rëndëisishme për pa strimin e ko llës, mushkërive” këshilloi ai.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*