Çfarë ndodhi me te? 18 vite pa Anita Bitrin, dalin mis teret nga ndarja tra gjike nga jet a bashkë me vajzën dhe nënën e saj

Anita Bitri lindi në Sarandë më 8 janar 1968 në një familje intelektuale. Prej moshës 8–14 vjeç, Anita ishte pjesëmarrëse e rregullt e Festivaleve të Pionierëve të rrethit të Vlorës. Talenti i saj tërhoqi vëmendjen e profesor Robert Papavrami. Do të duhej vetëm një vit pune që Robert Papavrami dhe Bitri të dilnin para spektatorit vlonjat në një duet me violinë, duke mahnitur sallën me interpretimin e tyre virtuoz.Në vitet 1980-1986 prezantohet para publikut vlonjat si violiniste në orkestrinën e shkollës së muzikës “Naim Frashëri”.

Gjatë një koncerti ku ajo merrte pjesë si violiniste, një nga këngëtare u sëmur dhe kështu, lindi domosdoshmëria të zëvendësohej. Shokët e orkestrës, që e kishin dëgjuar të këndonte, propozuan atë dhe ky ishte fillimi i një karriere të gjatë dhe të suksesshme artistike.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*