Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet në telefonin e Gerti Shehut agresorit te Berishes

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje në lidhjet me lëvizjet e personit që g.oditi kryetarin e PD, Sali Berisha në protestë.

Në emisionin “Opinion” Lala tha :

“Në telefon kishte vetëm numrin e nënës së tij dhe është e vështirë të zbulosh me kë ka komunikuar. Ai nuk mund të ketë zero kontakte. Ka dalë nga banesa dhe ka qëndruar tetë minuta në xhami dhe më pas ka shkuar në protestë. Nisur nga këto rrethana, mua më bëjnë të mendojnë se kjo nuk është rastësore.

Nëse do kishte probleme mendore, do kishte g.oditur edhe të tjerët në turmë. Nga të dhënat e para janë kontradiktore, ai thotë se ka krijuar një mllef ndaj Berishës për shkak të ngjarjes së Gërdecit për shkak se ka patur një kushëri të punësuar. Më pas ka thënë se është një punë që duhej bërë”, tha Lala.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*