
LETRA E NJË NËNE
Biri im! Kjo është një letër nga nëna jote e gjorë.
Më vjen t rp të shkruaj, pas një pasigurie dhe pritjeje të gjatë, e mora penën disa herë, por lotët më penguan. Disa herë më janë ndalur lotët, por zemra nuk më lejoi.
Para 25 viteve për mua ishte një ditë shumë e gëzueshme, atë ditë kur mjekja më njoftoi se isha shtatzënë.
Nënat e dinë mirë rëndësinë e këtyre fjalëve, është një përzierje e lumturisë dhe gëzimit me fillimin e shqetësimit dhe shumë ndryshimeve në organizëm.
Pas kësaj, të kam mbajtur 9 muaj në barkun tim, me vështirësi jam ngritur, me vështirësi kam fjetur, të kam ushqyer dhe kam marrë frymë me vështirësi, dhe përkundër kësaj, asgjë nuk ma ka pakësuar dashurinë për ty. Përkundrazi, çdo ditë e më shumë ajo rritej dhe mezi kam pritur që të të shoh.
Leave a Reply