
Moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka publikuar në Instagram një video, ku ka shkëputur momente nga “Big Brother VIP”. Ajo shkruan se së shpejti nis spektakli, duke theksuar: “sikur filloi me na marrë malli”.
Arbana Osmani tashmë është edhe aktore. Regjisori Eduart Grishaj ishte i ftuar së fundmi në një intervistë, ku ka zbuluar se nuk është aspak e lehtë të punosh me Arbana Osmanin. Kjo e fundit do jetë aktore në filmin e ri të regjisorit, të quajtur “Sofia.”
“Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla”- tha Grishaj, i ftuar në “Euronews.”
Leave a Reply