Do të rikthehen reshjet? Harrojini pushimet, Sinoptikani zbulon temperaturat surprizuese këtë fundjavë

Dita e sotme mbetet në ndikimin e kthejllimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, këto të fundit më të dukshme do të jenë në zonat malore. Ultësirat perëndimore pritet të jenë në dominimin e kthejllimeve në pjesën më të madhe të saj.

Edhe gjatë fundjavës do të kemi kohë të shumtë me diell, kryesisht në pjesën e parë të ditës në zonat bregdetare dhe zonat e ulët, përfshirë ketu edhe kryeqytetin. Ndërsa zonat malore herë pas here do të kenë kalime të pakta të vranësirave. Më të dukshme këto do të jenë në pjesën e dytë të ditës, por nuk pritet të sjellin reshje.

Po ashu edhe pjesërisht në ultëisrat perëndimore priten herë pas here vranësira, por përgjithësisht situata do të jetë e favorshme.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*