Doli nga shtëpia/ Jori: Ja kush dua ta fitojë këtë ‘BB VIP’

Banorja, e cili u shpall më pak e votuar nga publiku, ishte Jori. E për këtë arsye ajo u largua mbrëmë përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Pas daljes nga shtëpia, Jori tha se rrugëtimi i saj përfundoi shpejt, pasi nuk u ambientua menjëherë me banorët.

Ajo dha një emër për finalistin e tretë, që sipas saj, duhet të jetë Dea. Sa i përket fituesit, Jori tha se do të donte ta fitonte Luizi këtë “Big Brother”.

Jori u shpreh se ka qenë vetvetja aty brenda dhe se pak më vonë kuptoi aleancat e banorëve, që sipas saj, ka anët negative dhe pozitive të saj.

Pas misionit të fshehtë nga “Vëllai i Madh”, Kristi nuk e mori vesh që parfumet e tij i kishte fshehur Jori. Kjo e fundit i tha Kristit se ishte ajo që ia fshehu parfumet atij.

Etiketa: big brother vip albaniaJori delli

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*