
Drutë 100 % më shtrenjtë sesa një vit më parë, qytetarët: Nuk kemi qare pa i ble
Në qytetin e Mitrovicës çmimi i druve për metër kub nga 30 euro sa ka qenë një vit më parë, është rritur në 60 euro.
Qytetarët të cilët konsiderojnë se ngrohja me dru është e vetmja mënyrë për të përballuar temperaturat e ulëta gjatë dimrit.
Ata thonë se çmimi është i lartë dhe i papërballueshëm për ata, por megjithatë duhet të bëjnë ndonjë zgjidhje dhe t’i marrin ato.
Zejnullah Manxholli, qytetar nga Mitrovica, i cili kishte dalë në treg për të blerë dru, bëri të ditur për KosovaPress, se çmimi prej 60 eurosh për metër kub, është jashtëzakonisht i lartë dhe i papërballueshëm për të.
Ai u kthye pa kryer punë duke thënë se tani për tani nuk ka mundësi t’i blejë drutë, por u shpreh se së shpejti duhet të bëjë ndonjë zgjidhje për shkak të fëmijëve të vegjël që ka në shtëpi, andaj siç tha s’ka qare pa i blerë ato.
Leave a Reply