Durrës/ Kapen Rreth 500 Mijë Euro Në Tavanin E Autobusit Që Vinte Nga Bari, Ky Është Pronari..

Një sasi prej 500 mijë euro janë gjetur sot të fshehura në një autobus që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë.

Mësohet se paratë ishin të padeklaruara dhe ishin fshehur në tavanin e autobusit, pranë impiantit të kondicionerit.

Burime bëjnë me dije se është arrestuar pronari, njëkohësisht edhe shoferi i autobusit, Elidon Çela, i cili po merret në pyetje, si edhe janë ndaluar edhe disa persona të tjerë.

Personi që shihni në foto është pronari dhe njëkohësisht shoferi i autobusit. Agjensia e tij e ka pikën në Lushnje dhe Çela nuk është një emër i panjohur për policinë. Kjo sepse edhe më herët është kapur duke transportuar para të padeklaruara, por në sasi më të vogla si edhe është kapur disa herë duke sjellë në Shqipëri mallra të vjedhura.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*