
Fjori Sinoruka/ BIRN Qeveria shqiptare arriti të martën një marrëveshje me autoritetet kineze për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e të dy vendeve.
Pas Serbisë që bëri të njëjtën gjë vite më parë, marrëveshja e bën Shqipërinë vendin e dytë në rajon që heq vizat me Kinën, një lëvizje që mund të shihet si kundër politikës së Bashkimit Evropian, vetëm pak muaj pas hapjes së negociatave të anëtarësimit.
Miratimi i marrëveshjes pasoi propozimin e bërë nga Ministria e Jashtme.
Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, Ministria nuk iu përgjigj pyetjeve të bëra nga BIRN në lidhje me marrëveshjen.
Leave a Reply