
Fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Dita e shtunë parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtëra kthjellimi.
Reshje shiu që në ortë e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.Në jugperëndim dhe veriperëndim të vendit lokalisht reshjet fitojnë intensitet deri të lartë.
Dita e diel parashikohet me mot me alternime kthjellimesh dhe varanësira.Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës.
Ndërsa në zonat malore reshjet e shiut do të mbeten prezente të herpashershme deri në orët e mbrëmjes me intensitet deri mesatar.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë
vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek kryesisht ditën e shtunë.
Leave a Reply