
Rubrika “Ka një mesazh për ty” te “E diela shqiptare” vijoi me historinë e jetës së Verës, protagoniste edhe në pjesën e parë të rubrikës, dhe marrëdhënies së veçantë me djalin e saj. Vera ka kaluar një jetë plot p ngesa dhe ngjarje që kanë shënjuar jetën e saj. Por përveç mbështetjes së bashkëshortit të saj Eqeremit ajo ka pasur të pandarë edhe djalin e saj të vogël Gertianin.
Vera tregon historinë e jetës së saj: Më fejuan prindërit që në moshë të vogël. U njoha me burrin në moshën 14 vjeçe dhe ai më mbushi mendjen më rr mbeu. Unë me origjinë jam nga fshati Ndroq i Tiranës, dhe u martova në fshatin Romanat të Durrësit. Jetuam 17 vjet bashkë. Nga kjo martesë erdhën 3 fëmijë të mrekullueshëm. Kishim vështirësi dhe v ajtje megjithatë ia dilnim për bukuri. Ish bashkëshorti im ishte hidraulik. Ai njihet me një familje që ishte zhvendosur nga Kukësi në Durrës, jetonin pranë nesh.
Leave a Reply