
Florian Mumajesi është një nga kantautorët më të mirë të muzikës shqiptare. Ai ka krijuar ndër vite shumë hite të cilat kanë mbetur në memorien e publikut shqiptarë.
Këngëtari i njohur është shkëputur paksa nga muzika dhe rrjetet sociale, megjithatë ky fakt nuk e pengon atë të bëhet nostalgjik e të kujtojë disa nga punët e tij më të mira ndër vite.
Por ajo që të bie në sy është mungesa e hiteve që ai ka krijuar për këngëtaren, Elvana Gjata një prej bashkëpunëtoreve të cilës i ka realizuar albume, EP dhe shumë hite.
Që prej shkëputjes së Elvanës nga labeli i tij “Threedots”, Elvana dhe Flori nuk flasin më madje nuk ndiqen më as në rrjetet sociale.
Ndërkohë që me menaxherin e saj Andy Gramm dhe bashkëshorten e tij, Julka Flori duket se ruan ende në raport miqësor.
Ndonëse karriera e Florit dhe Elvanës ka marrë tashmë drejtim të kundërt, hitet që Flori i ka bërë Elvanës dëgjohen dhe pëlqehen edhe sot e kësaj dite.
Leave a Reply