E lidhur me djalin e Jozefina Topallit, modelja flet: Nuk e shoh si…

Cindy Marina e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka zbuluar më tepër rreth marrëdhënies së saj me djalin e Jozefina Topallit, Genarin.

Ajo ka treguar se lidhja e tyre po shkon shumë mirë dhe se Genari është një person shumë mbështetës. Cindy tha se e ka njohur Jozefina Topallin para se të kishte lidhje me Genarin, pasi kishin patur njohje të herëshme familjare. Edhe pse ende nuk e quan vjehrrë, Cindy tregon se marrëdhënien me mamanë e partnerit të saj e ka shumë të mirë e madje ndihet me fat që e ka njohur.

“Në fakt e kam takuar shumë më parë se të takoja Genarin. Jemi njohur familjarisht më parë, kështu që kur unë u lidha me Genarin nuk kisha ndonjë siklet ta takoja. Ajo është njeri i mrekullueshëm. Vërtet jam me fat që e njoh”, tha Cindy.

Rudina Magjistari: Do ishe me shumë fat apo jo po ta mendosh në këtë drejtim. Do ishte ndoshta edhe një mikeshë për ty? Si e mendon?

Cindy Marina: Unë akoma jam shumë e re. Nuk kam menduar për këto lloj gjërash, por siç thashë, ajo është e mrekullueshme, nuk mendoj se mund të ndryshojë njeriu. Ajo gjithmonë ka qëndruar njëlloj, siç është, e qeshur dhe shumë e dashur.

Po ashtu Cindy ka folur pak mbi lidhjen e saj me Genarin duke rrëfyer se nuk e kishte menduar kurrë se do lidhej me një shqiptar, por Genari e ka bërë të ndryshojë mendim.

“Në fakt nuk kam menduar kurrë se mund të lidhem me një djalë shqiptar. Jo për ndonjë arsye, por duke qenë se jam rritur andej, nuk kisha shumë shoqëri me njerëz nga Shqipëria, por kur u takova me Genarin… Nuk e di ai ishte i veçantë për mua dhe gjeta atë. Lidhja jonë po shkon shumë mirë, Genari është një djalë i mrekullueshëm, kam shumë fat që e kam në krahë, sepse më mbështet në çdo aspekt, në çdo drejtim që unë dua të marr, ai është i pari që më thotë pse jo. Është gjithmonë mbështetës”, u shpreh bukuroshja.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*