
Mes konkurrentëve solo dhe grupeve, në Festivalin e Këngës në RTSH konkurron edhe një familje! U habitet? Ok! Por, e lexuat mirë.
E nënvizon qysh para performancës moderatorja Arbana Osmani. Pjesëmarrja e këngëtares Albina Kelmendi në Festivalin e 61 të këngës është e pazakontë.
Artistja vjen në skenën e Pallatit të Kongreseve më familjen e saj për të interpretuar këngën “Duje” me tekst të Eriona Rushitit.
Krahas prindërve këngëtarja interpreton me motrat Sidorelën dhe Vesën e vëllain Albin. Ata sollën në këtë garë muzikore, një mesazh të rëndësishëm për ruajtjen e vlerave të familjes dhe dashurisë.
Ju mund ta njihni atë nga “The Voice Albania” ose disa prej projekteve muzikore të cilat këngëtarja ka publikur më pas.
Në këtë edicion, është vendosur që kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion do të zgjidhet nga vetë publiku, përmes votave me SMS.”Festivali i Këngës” vazhdon transmetimin dhe në datat 20, 21, 22 dhjetor.
Leave a Reply