Enver Petrovci: ‘’Më dhimbsen njerëzit që nuk janë besimtar”.

Aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci ka deklaruar në emisionin Libero të Resul Sinanin se ka parë dritën e “zotit” dhe se ai është një besimtar.Për të gjitha këto ai ka thënë se është duke e shkruar një libër, derisa atij “i dhimbsën njerëzit që nuk janë besimtar”.“Unë jam besimtar, aty nuk kam dilemë sepse e kam parë dritën e Zotit!Vërtetë po, por ai është tregim tjetër, e kam shkruar librin kur tani e përshkruaj dhe aty nuk kam kurrfarë dileme dhe më dhimbsën njerëzit që nuk janë besimtar, m’dhimbsën!

Të mjerë janë! Vërtetë po!”, ka thënë fillimisht Petrovci.“Por, nuk kam asgjë kundër tyre, natyrisht është punë e tyre! Po kam frikë me shku të Zoti sepse me ka dhënë shumë mundësi dhe unë nuk kam bë asgjë, në krahasim me atë së sa mundësi me ka dhënë. Kur them mundësinë, ma ka dhënë zërin, ma ka dhanë mendjen, ma ka dhënë talentin për skenë, për komponim, për këndim, për instrument, ma ka dhanë shëndetin, e unë vetëm kam qenë shqiptar”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*