Fevziu Bën Rrëfimin E Rrallë Të Jetës, Si I Ofruan Valixhen Me Para Për…

Blendi Fevziu ka treguar se si pagat e larta ia kishin ofruar në mënyrën më të papritur të mundshme.

I ftuar tek “Pasdite në Top Channel”, Blendi foli për udhëtimin e tij në media. Arsyeja pse i qëndroi besnik televizionit të tij ishte “lidhja shpirtërore. Mendoj se personi identifikohet me vendin ku punon.” Sigurisht, është tunduar si ç’do njeri-tjetër:

“Më ka ndodhur diçka shumë interesante. Më kanë çuar për drekë në restorant dhe sollën me vete një valixhe me pagën e një muaji për të më bindur.”

Por Blendi nuk punon për para, jo se s’i nevojiten, por sepse puna i jep kënaqësi. Nëse do ta pyesnin ç’punë do të doje të bëje, Fevziu do t’i përgjigjej me “këtë që po bëj tani”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*