
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të bëjnë gati dasmën e tyre, sapo të mbarojë “Big Brother”.
Këngëtari i propozoi për martesë moderatores, duke emocionuar jo vetëm atë, por edhe publikun jashtë.
Por ajo që nuk di këngëtari është fakti se nëna e tij ka mbërritur nga SHBA në Shqipëri, për t’i bërë një surprizë atij në natën finale.
Gjatë “Prime”-t të kaluar, Kiara u eliminua për herë të dytë nga shtëpia.
Në një intervistë pas eliminimit, ajo tregoi si e përjetoi momentin e propozimit.
“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Sepse nga momenti kur mendova ndarjen, kaluam në një propozim martese. Ju them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë, them që ishte një dalje perfekte. Nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja”, tha Kiara.
E pyetur nëse tashmë që është e fejuar, do të takojë nënën e Luizit, Kiara u përgjigj: “Normal që do ta takoj”.
Mamaja e Luizit ka gati një javë që ka mbërritur në Shqipëri dhe ajo do të jetë pikërisht surpriza që do t’i bëhet këngëtarit në finalen e madhe të 6 majit.
Por takimi i Kiarës dhe vjehrrës së saj të ardhshme pritet të ndodhë përpara.
Ndërkohë, mendim pozitiv për nusen ka shprehur edhe motra e këngëtarit.
Ina Ejlli, pas marrjes së “Instagram”-it të vëllait, ka filluar bashkëbisedimet me ndjekësit.
Përmes një bashkëbisedimi “pyetje-përgjigje”, ajo i është përgjigjur disa pyetjeve rreth Kiarës.
Ina ka treguar se kanë folur me moderatoren dhe se u duket shumë pozitive, ndryshe nga ajo që shfaqet në ekran.
Një ndjekës e ka pyetur se si e shikon familja e këngëtarit Kiarën. Ina Ejlli është përgjigjur: “me syrin dhe zemrën e Luizit”.
Që në fillim të këtij edicioni, marrëdhënia e Luizit me familjarët e tij ka qenë në qendër të vëmendjes.
Këngëtari u shpreh se ishte future në lojë pa i treguar familjes dhe se nuk priste që nëna e tij të vinte ta takonte. Vetë Luizi tha që nëse do të vinte, fjala e parë që do t’i thoshte do të ishte: Si u fute pa më thënë?
Artisti la të kuptohej se ishte bërë pjesë e lojës pa lajmëruar familjarët e tij. Duket se shkak për këtë është bërë pikërisht një debat që ka pasur me familjen e tij kohët e fundit para se të bëhej pjesë e formatit. Zërat për këtë sherr mes familjes erdhi kur Luizi u shpreh javë më parë se ishte me një sëmundje të rëndë.
Teksa të gjithë prisnin që familja të reagonte, nga ana e tyre ishte një heshtje e plotë. Pasi lajmi u publikua në rrjet, menjëherë erdhi edhe një reagim në rrjetin e tij personal, “Instagram”. Janë dashur këto aludime që familjarët e këngëtarit të reagojnë dhe të hedhin poshtë këtë gjë duke e cilësuar si “shpifje”. Ata kanë kërkuar nga portalet dhe ndjekësit që të komentojnë dhe të shkruajnë për atë që Luizi jep aty brenda shtëpisë pa përfshirë njerëz të cilët ndodhen jashtë.
Leave a Reply