Flet pacienti të cilit mjekët e QKUK-së ia ngjitën dorën e prerë: Jam mirë fal Zotit dhe mjekëve

Zeqir Himaj nga Deçani të cilit mjekët e QKUK-së ia shpëtuan dorën e prerë, ka falënderuar stafin mjekësor dhe Zotin për gjendjen e tij të mirë shëndetësore. Zeqir Himaj, 27-vjeç, para dy javësh ishte duke punuar në punëtorinë e tij private në Deçan. Gjatë procesit të punës ai kishte shkaktuar një vetaksident nga i cili e dora e tij pothuajse ishte prerë e gjitha, shkruan Gazeta Shneta.

Himaj ka folur në një intervistë për Gazetën Shneta ku ka treguar se ndonëse e kishte prerë parakrahun, ai nuk e kishte humbur vetëdijen për asnjë moment.

“Unë jam kanë me vetdije të plotë. Vet e kam shtrëngu dorën dhe kam qenë vet duke pritur në rrugë për me ardh me më marr vetura”, ka thënë Himaj. Ai ka thënë se tash është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas katër javësh do t’i nënshtrohet një operacioni tjetër për qepjen e nervave nga neurokirurgët në QKUK.

“Falënderoj Zotin dhe stafin mjekësor”, ka thënë Himaj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*