Historia e plotë e deklaratës nga Azem Hajdari për Berishën me 1995: “Ia derdh plu.mb.in në g.ojë nëse Berisha tradhëton Amerikën…

Robert Papa ishte gazetar i njohur afër PD në vitet ’90. Në një rrëfim të gjatë në vitin 2013 në DITA, Papa, i cili dikur ka drejtuar një emision televiziv me dokumenta arkivorë të kohës së kom.uniz.mit, shkruante mbi raportet mes familjes Berisha dhe SHBA-ve:

“Në 1996-1997 e bija e Presidentit të kohës, bashkë me të shoqin, shkoi në Uashington me një bursë studimi. Ajo qe martuar në korrik në ish-vilën e Enver Hoxhës. Nga fundi i janarit, ajo u kthye të lindte në Tiranë. Njerez afër familjes thoshin se Berisha nuk pranonte dot që mbesa ose nipi i parë, të ishte nënshtetas amerikan. Babai i vajzës së sapolindur ishte në Uashington. Ai priste të shoqen të kthehej në SHBA, bashkë më vajzën ose vetem. Por amerikanët nuk i dhanë asaj më vizë.

Asokohe lajmet ata i prisnin në vilën e Enver Hoxhës në Dajt, ndërkohë që në Vlorë kishte nisur rebelimi, protesta an.ti-qeveritare, dhe Tritan Shehut i kishte ndodhur ajo që i ndodhi në Lushnjë.A kanë ndopak mirënjohje ndaj Amerikës Argita dhe bashkëshorti? Sepse nga paratë e taksapaguesve amerikanë ata jetuan, sado pak, në Uashington…”

Fillesat e PD në Uashington – Papa flet mbi fillesat e PD-së dhe raportet me Uashingtonin: “Pas zgjedhjeve të vitit 1991, në senatin amerikan shkon Kadareja, Azem Hajdari dhe Berisha. Për amerikanët Berisha nuk shfaqej civil dhe ishte shumë i papërqënduar në biseda. Kadarenë e panë si presidentin e ardhshëm, Hajdari donte kohë dhe trainim.

Berisha e kuptoi se Kadareja e hijezoi, dhe pas kësaj do bënte çdo gjë që në Uashington të mos shoqërohej nga Kadareja por nga Pashko.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*