Historia legjendare e fshatarit shqiptar që me një copë bukë të thatë u bë perandori më i fuqishëm në botë

‘Ealo e polis’ ishte thirrja kur perandoria më e fuqishme e botës ra. Perandoria e Bizantit, njohu një shkëlqim të madh, që ende historia flet për atë.
Kjo perandori ishte në e fuqishmja në botën në shekullin e XIII deri sa u pushtua nga turqit. Për osmanët, pushtimi i Kostandinopojës ishte xhevahiri më i madh që mund të kenë marrë.Shumë ilirë kanë qënë perandorë të Bizantit. Njëri nga ato ishte edhe Justiani I.

Kush ishte Perandori me origjinë ilire?

Justini ishte me origjinë ilire nga Dardania. Ai lindi në një fshat ilir me emrin Bedriana.

Në rininë e tij ai ishte një fshatar dhe rritës derrash. Por pas një lufte në fshatin e tij që u plaçkit nga barbarët, Justini dhe dy shokët e tij, Zimarhu dhe Ditivisti ikën drejt Kostandinopojës për të gjetur strehim.

Ata udhëtuan në këmbë dhe kishin me vetë vetëm bukë të thatë. Nga kushtet e vështira ekonomike, ata u detyruan që të futeshin në shërbimin ushtarak të Perandorisë për të siguruar jetesën.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*