
Ishte hera e parë që në vitin e fundit të shkollës së mesme po më rroknin do farë dridhjesh të çuditshme, e që nuk më kishin god itur asnjëherë tjetër. I thosha vetes se isha ende tepër e re, për të mos thënë fare e pamësuar dhe tej mase e frikësuar të nisja dash uriçkat e moshës që i takoja, edhe pse shoqet e mia nuk e qanin kokën për gjëra të tilla.
Dhe, që në këtë kohë fillova të dal pak nga ajo “udha e Zotit” dhe këtë devijim timin lozonjar e vërejtën menjëherë vëllezërit e mi, të cilët më ndaluan të dilja nga shtëpia pa i pyetur paraprakisht se kah do ta thyeja qafën. Për këtë arsye edhe hum ba besimin e tyre për të vazhduar shkollimin më tutje, pra studimet në Prishtinë, e që ishte një god itje e rë ndë për mua dhe e para në jetën time.
Leave a Reply