I tha vajzes që e ka adoptuar! Ada në lot i premton mamasë: Ja cfare do u bëj atyre qe me kane lindur

“Braktisem që në momentet e para pas lindjes edhe gjendem e pambrojtur dhe një foshnje e pafajshme e vetme atje tek befotrofi i Durrësit. Ndoshta Zoti kishte menduar diçka tjetër për mua, prej 7 vitesh prindërit birësues përpiqeshin që të kishin një fëmijë që të kishte gjakun e tyre, por nuk ja dolën. Zoti kishte menduar që unë të bëhesha pjesë e trungut të tyre familjar. Babi me mamin e bisedonin këtë gjë edhe kishin vendosur që të birësonin një fëmijë. Kishin filluar procedurat që duheheshin bërë që komiteti i

birësimeve t’i pranonte, por e kishin nisur këtë rrugë pa miratimin e familjarëve të babit sepse ato kishin thënë që ju nuk do të merrni një fëmijë të birësuar. Ju do të merrni një fëmijë të motrave apo vëllezërve tanë sepse nuk do të ketë gjakun tonë. Filluan dokumentacionet e ndryshme dhe pas 7 muajsh takimesh me prindërit e mi ato pranojnë që t’i bëjnë të lumtur prindërit e mi pas 7 vitesh. Vijnë aty dhe momenti i takimit mes babit edhe meje ka qenë shumë i veçantë, nga sa më tregon mami se unë kam qenë shumë e vogël, isha 8 muajshe kur filluan takimet e para, po kisha filluar të ecja shpejt, isha shumë e shkathët. Mami thotë se ai takim për të ka qenë më i lumturi, sa më kishte parë për herë të parë mes gjithë atyre fëmijëve kishte thënë kjo do jetë bekimi jonë, kjo do të jetë vajza jonë. Edhe unë bëhem pjesë e familjes pas vendimit të komitetit të birësimeve. Kur unë bëj 1 vjeç e gjysmë ata bëjnë një festë familjare dhe thërrasin edhe njerëzit e mamit dhe të babit. Njërëzit e babit nuk e kanë pranuar këtë gjë ende edhe sot. Unë nuk ndiej mbështetje as morale as ekonomike nga ata. ”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*