
Imami Labinot Maliqi i reαgon αshpër Ikballe Hudutit: Martesat e përkohshme janë haram në Islam…
Pas deklaratave të islamologes Ikballe Huduti se me Islam, martesat e përkohshme janë të lejuara, ka reaguar imami i njohur nga Prishtina.
I cili përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka demantuar duke thënë se këto lloj martesash janë të ndaluara me Islam, shkruan Korrespodenti.
“’Martesa e Përkohshme’ që është e njohur tek shiat e Iranit, është martesë e ndaluar në Islam. Kjo llojë martese është haram, e dëmshme dhe nënkupton k**vërinë, aventurën dhe nëpërkëmbjen e nderit.”, ka shkruar Imami Maliqi.
Ai u ka bërë thirrje mediave që të mos i japin hapësirë mediatike atyre që mallkojnë dhe luten kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“I bëjë thirrje medieve të mos u japin hapësirë për të folur rreth parimeve Islame shiave/rafidive shqipfolës të Iranit, e sidomos atyre që mallkojnë dhe luten kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”, ka shkruar imami nga Prishtina, Labinot Maliqi.
Ndryshe, islamologia kballe Huduti, mbrëmë në emisionin Kojshia Shoë, e ka përseritur se “martesat e përkohshme” janë të lejuara në Islam. Madje, ajo në këtë emision ka ndarë edhe një përvojë personale sa i përket martesave të tilla, së përkohshme, ku tregon se burrit të saj, ajo vet i kishte gjetur edhe dy gra.
Huduti, poashtu më vonë, po në këtë emision ajo ka zbuluar se burri i saj kishte pasur njëherë një martesë të përkohshme.
“Ka pasur martesë dy vjet. Unë e kam leju, sepse kam shkuar për dy muaj për ngritje intelektuale dhe unë e di që nëse burri i im shkon me një grua, pa niqah, pa kurorë, pa dhuratë të martesës, ai kishte me e dëmtua edhe atë grua, shpirtërisht, fizikisht, moralisht”, është shprehur ajo.
Për ta dëgjuar këtë deklaratë të znj. Huduti, shikojeni emisionin nga minuta 18:30 në videon e më poshtme.
Leave a Reply