
Artisti i njohur Elton Deda ka rrëfyer vitet e vështira të emigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë një emisioni, ai u shpreh :
“Kryesisht vitet e para për sa kam qenë pa letra, emigracioni është gjithmomë i dhimbshëm. Është një proces shumë I gjatë psikologjik. Vitet e para punova me muzikë. Pastaj ra ekonomia dhe nuk po kishte shumë punë për muzikantë.
I thashë vetes time do bësh një gjë t’i krijosh familjes tënde të ardhura që djali të rritet për së mbari. Bëra shkollë për IT dhe pastaj gjeta punë, kam punuar për katër vjet. Kisha një rrogë shumë të mirë”, deklaroi ai.
Leave a Reply