Ja çfarë u ofron Anglia, shqiptarëve me kushtin e kthimit të emigrantëve

Shqipëria dhe Britania e Madhe nënshkruan një marrëveshje per emigrantët e paligjshëm.

Në bazë të dokumentit palët angazhohen për menaxhimin e situatës pas fluksit në rritje të klandestinëve shqiptarë në brigjet angleze. Pakti parashikon riatdhesimin dhe integrimine tyre, hetimet e tr fikut të pal gjshëm.

Një taks- force e përbashkët e minsitrive të Brendshëm e dy shteteve e përbërë nga 400 specialistë pritet të sigurojë të dhënat për emigrantët që plotësojnë kriteret e azilkërkuesit. Në bazë të investigimeve, ata që nuk përmbushin kushtet do të kthehen në Shqipëri.

Gjithashtu për të parandaluar emigrimin e paligjshëm të të rinjve, Britania e Madhe do të mundësojë dhe bursa me qëllim studimin e të rinjve shqiptarë në Londër.

Autoritetet angleze zotohen të investojnë në vendin tonë edhe në disa fusha si infrastruktura, turizmi dhe bujqësia për rritjen e mirëqënies ekonomike për të parandaluar emigracionin.

Qeveria britanike prej disa kohësh e ka cilësuar si shqetësuese emigrimin në masë të shqiptarëve përmes kanalit anglez.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*