Kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, ky është 49 vjeçari që u ekzekutua me 9 plumba në Tiranë

Ky është 49 vjeçari që u vra me 9 plumba pasditen e sotme në një lokal te Komuna e Parisit në Tiranë.

Burime për Abc News bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Edmond Papa, 49-vjeç me origjinë nga Fieri. Ngjarja ka ndodhur në hyrjen e një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku”, pranë banesës së vëllait të tij.

Sipas burimeve për Abc, ai kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri. Mësohet se viktima ka disa prona në zonën e Ksamilit në Sarandë.

Lidhur me këtë fakt policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi. Ndërsa një tjetër pistë është ajo e aktivitetit kriminal në Angli, për trafik droge.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*