Klientja e akuzoi se i ‘futi duart’, flet masazhatori shqiptar: Mua më rrëshqiti dora nga vaji!

Detaje të reja kanë ndodhur për rastin e masazhatorit shqiptar në Nea Smyrni, i cili akuzohet për tentativë përdhunimi ndaj një 23-vjeçareje që vizitoi qendrën për masazh dhe u sulmua seksualisht. I akuzuari është i lirë, por sot dha deklarimin e tij. Ngjarja ka ndodhur mesditën e 26 nëntorit, ku vajza ishte e shtrirë gjysmë e zhveshur në shtratin por në vend që të shijonte masazhin, masazhatori i tërhoqi me këmbëngulje të mbathurat dhe kur e reja i tha të ndalonte, ai jo vetëm që nuk e respektoi, por shkoi aq larg sa i vendosi gishtat në organet gjenitale.

Në shpjegimet që masazhisti shqiptar i ka dhënë autoriteteve, është përpjekur të justifikojë të pajustifikueshmen. Duke nisur nga dëshmia e tij, ai ka folur për jetën e tij, familjen dhe aktivitetin e tij si operator kamerash në një emision të njohur televiziv. Pasi ka mohuar denoncimin e vajzës, duke e quajtur të rreme, të pavërtetë dhe kontradiktore.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*