“Kobra e Prizrenit” me veti vdekjeprurëse si kobrat më helmuese në botë

Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra” është i dyshuari kryesor për vrasjen e 31 vjeçarit shqiptar Visart Cengu. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në afërsi të Morinës, teksa Hoxhaj po i ndiqte e viktimën me makinë.

“Kobra” është i njohur në Kosovë për jetën e tij luksoze dhe problemet me drejtësinë. Fillimisht ai punonte si truprojë në klubet e natës. Më vonë, Hoxhaj u bë pronar i klubit “Cobra City” në Prizren, vend ky që dyshohet se kryente shërbime të prostitucionit.

I ngarkuar me rreth 200 vepra penale, Hoxhaj njihet si një person i rrezikshëm me të cilin nuk merret seriozisht as shteti.

Madje edhe nofkën “Kobra” e ka përshtatur me karakterin. Kjo për faktin se gjarpëri kobra dihet botërisht se është vdekjeprurës, shkruan Insajderi.

“Kobra i Prizrenit” tashmë i dyshuar për vrasje, lirisht mund të krahasohet me kobrat më të rrezikshme. Kobrat indiane dhe kobrat filipine.

Kobra indiane

Një familje e zakonshme dhe vdekjeprurëse gjarpërinjsh që mund të gjenden në Indi zakonisht quhen ‘Katër e Mëdha’ dhe të gjithë janë vdekjeprurës. Në mitet indiane, kobra indiane respektohet dhe përdoret zakonisht nga ‘magjepsësit e gjarpërinjve’. Kur kafshoheni, do të përjetoni paralizë e cila mund të çojë në dështim të frymëmarrjes apo edhe në një atak në zemër.

Kobra Filipine

Nga të gjitha speciet e kobrave, ju po shikoni atë më helmuesin dhe më vdekjeprurësit . Kobra Filipine ka aftësinë e tmerrshme për të gjuajtur helmin e saj rreth 10 metra në distancë. Brenda pak minutash, do të duroni dështimin e sistemit kardiak dhe të frymëmarrjes. /Gazeta Insajderi

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*