Kumanovari: Afrim Isufi Rrëfen Luftën Me Arushën: Ja Si Shpëtoi I Gjallë. | FOTO

Unë kam qenë duke ardhur nga Gostivari për në shtëpi në Kumanovë. Disa kilometra pasi e kam kaluar pikën e parë pagesore në Tetovë, sikur isha duke vozitur me një shpejtësi normale, papritmas makina ime Golf 5 është goditur përpara në anën e djathtë. Dhe, pas kësaj vetura ime ka flutuar në ajër dhe pastaj pas disa metrash ka rënë në tokë.

Unë arrita disi ta ndali makinën në mes të autostradës dhe shoh se del avulli. Fillimishtë mendova se mos është ndonjë derr i egër që më goditi, pasi ishte dicka shumë e fuqishme.

Kam dal nga vetura dhe shikoj duke ardhur një kafshë e madhe në drejtimin timin. Ishte terr dhe nuk shihej asgjë. U tremba dhe jam futur në makinë, e cila ishte shumë e dëmtuar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*