
Andresa Ambrosio ose siç njihet nga të gjithë shqiptarët si Andresa e “ Telebingos” do të bëhet nënë për herë të parë.
Lajmin e ëmbël e bëri me dije më herët ajo teksa transmetohej “E diela shqiptare”.
Madje, ishte një telefonuese që e pyeti Andresën gjatë lojës së “Telebingo”, duke i thënë nëse është shtatzënë.
“Zonja ka të drejtë”, i tha Andresa- Arditit. Ky i fundit nxitoi ta përqafonte asokohe me shumë përzemërsi Andresën.
Që nga ky moment, Andresa ka qenë shumë aktive në Instagram, duke ndarë foto e video.
Siç ka qenë kjo e fundit ku ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur. Ajo duket në makinë, teksa tregon barkun e saj.
Leave a Reply