
Mbrëmë rreth orës 18:00, nga zyrtarët policor të stacionit Drenasit, në fshatin Nekovc, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, transmeton portali rajoni.org.
Personi i dyshuar i cili me forcë kishte depërtuar brenda një shtëpie, është arrestuar në flagrancë, nga ana e policisë.
Pas përfundimit të procedurave rë nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar F.K, mashkull 21 vjeç, është dërguar në mbajtje
Vjedhjet nëpër shtëpi e banesa janë bërë një fenomen mjaft shqetësues. Në shumicën e rasteve hajnat depërtojnë me forcë dhe marrin shuma të mëdha parash dhe gjësende me vlerë. Kështu ia kishte mësyrë edhe një 21-vjeçar në Nekoc të Drenasit shtëpisë së një familjarit, por u kap në flagrancë, raporton Gazeta Sinjali.
Leave a Reply