
-LAJM I MIRE/ Nga ky muaj pritet stabilizim i çmimeve të derivateve në Kosovë..
-Nga muaji mars pritet të ketë stabilizim të çmimeve të derivateve, kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës. Këtë të dhënë Berjani e dha duke u bazuar në organizatën prodhuese OPEC.
“Çmimet dhe tregu pritet të stabilizohet nga muaji mars sipas informatave nga organizata prodhuese OPEC”, ka thënë Berjani për Insajderin. Kreu i Naftarëve tregoi edhe sa është duke u shitur një litër naftë e benzinë. “Çmimet e derivateve në ditët e para të vitit të ri po sillen Dizel 1.43 cent Benzina 1.30 cent”, ka thënë ai.
Leave a Reply