
Emisioni “Historia ime”, ditën e djeshme solli historinë e vështirë të një grua e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve Suzana Hoxha, 54-vjeçare.
Ajo tregoi se pas 13 vitesh emigracion në Greqi së bashku me ish-bashkëshortin dhe fëmijët, u kthyen në Shqipëri dhe vendosën të blejnë lokal dhe të hapin biznesin e tyre.
Por ishte pikërisht ai lokal që do ju sillte problemet më të mëdha dhe do bëhej pikënisja e një marrëdhënieje të re për burrin e saj. Ajo ishte 47 vjeçe, ndërsa babai i fëmijëve të saj 50 vjeç, kur ata vendosën të ndahen. Për Suzanën ka qenë shumë e vështirë dhe një traumë e vërtetë.
Mirela Milori: Sa vjeç je Suzana?
Suzana Hoxha: Jam 54 vjeç, edhe kam dy fëmijë jam e divorcuar, banoj këtu në Tiranë.
Mirela Milori: Kur je njohur me bashkëshortin?
Suzana Hoxha: Në vitin 1988 u njoha me ish-bashkëshortin tim, u martuam, u bëmë me dy fëmijë. Çdo gjë rridhte normalisht. Në vitin ’90 ish-bashkëshorti shkon emigrant në Greqi dhe në ‘97 arritëm të shkonim edhe ne si familje.
Leave a Reply