
Me dorën që i dr dhet dhe sytë e skuqur, babai i fëmijëve që h mbën jetën në një ngjarje rrugore në Itali, ka treguar për mediat italiane d mbjen e madhe që po kalon.
Ardian Hyseni nuk ka guxim të kthehet drejt asaj humnere që ka përpirë përgjithmonë tre fëmijë dhe nipin e tij të dashur.
“Vajza ime Shane kishte insistuar aq shumë sa më tha: Babi po vij të marr Resatin dhe Rejanën sonte, vishni mirë, do t’i marrim me vete në darkë.” Ata shkuan të hanin sushi në një restorant japonez në Reggio. Isha i qetë, aq sa më kishte zënë gjumi në shtëpi. Pastaj befas, pas orës 8, më thirri policia bashkiake”, tregon ai.
Së bashku me gruan e tij Anjeza ata nxituan nga Parma, ku jetojnë dhe ku fëmijët e tyre Resat dhe Rejana shkonin në shkollë në institutin gjithëpërfshirës Albertelli-Newton – në Reggio.
Para tyre, ka rënë e gjithë bota. Anjeza nuk i bën ballë lajmeve dhe bie në tokë, përpëlitet dhe b rtet. Ajo është dërguar në spitalin Maggiore në Parma.
Leave a Reply