Milazim Krasniqi: Kurti është pala e dobët dhe naive në krahasim me Vuçiqin sepse…

-Milazim Krasniqi: Kurti është pala e dobët dhe naive në krahasim me Vuçiqin sepse…

-Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka shkruar se nëse emisarët e ShBA-së, BE-së, Gjermanisë, Francës e Britanisë së Madhe, do të kishin një gramë ndjenje për drejtësinë, do të kuptonin se Vuçiqi është adresa e prob lemeve që shkaktohen në Kosovë.

Kjo sipas Krasniqit, pasi që Vuçiq i ka ofruar Nedelkoviqit punësimin ku ai ka dëshiruar.Po të kishin një gram ndjenje për drejtësinë emisarët e SHBA, BE, Gjermanisë, Francës e Britanisë së Madhe, vetëm nga rasti ku Vuçiqi i ofron ekstremistit serb Nedelkoviq, punësim ku të dëshirojë ai vetë, do të vinin në përfundim se Vuçiqi është adresa e problemeve që shkaktohen në Kosovë. Vuçiqi i nxori me shantazh nga arr esti shkelësit e ligjit, (Pantiqin e Nedelkoviqin) dhe po i shpërblen.

Vuçiqi ka marrë me shantazh edhe amn esti për të gjithë banditët që kanë pl agosur policin në detyrë, Ekrem Nezirin dhe ata që kanë lë nduar disa ekipe gazetarësh. Natyrihst edhe për të gjithë ata që kanë bllokuar rrugët dhe kanë hedhur sho k-bo mba. Përtej kësaj, Vuçiqi po kër cënon prapë me rebelim edhe më radikal në veri, deri në shkëputje. Pra, me kend po negocioni, ju zotërinj të mëdhenj?”, ka shkruar Krasniqi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*