Mis teri i këtij vendi në Kavajë, njerezit: Këtu vijnë ata që duan të lindin fëmijë(Video)

Burimet e Papazit në Golemas të Kavajës janë kthyer në një mister që tërheq njerëzit gjithmonë e më shumë.

Në mes të një krateri të madh, gropëzat që banorët i quajnë Papaz gurgullojnë prej shekujsh një masë të holluar argjile që pluskon.

Në mes të gjelbërimit, të bie në sy ajo sipërfaqe gri me gropëza shumë të thella.

Gojëdhëna thotë se aty shkojnë gra që duan të lindin fëmijë a njerëz që shpresojnë se ky vend do i ndihmojë fati të krijojnë familje.

Kamera e emisionit “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula shkon në zemër të Papazit, edhe pse në një terren shumë të vështirë e me shtigje që dukej se dora e njeriut ishte treguar bujare duke i lënë gjërat ashtu si shekuj më parë

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*