“Në Top Channel dërgojnë letra me spiunlliqe te drejtori”/ Gazetari i njohur zbulon për herë të parë prapaskenat dhe bërrylat e këtij televizioni

Flavio Qarri, gazetari i cili njihet për transparencën e tij me publikun, së fundmi ka lëshuar një deklaratë b.ombë në emisionin ‘Glamour Zone’, të moderatores Ester Bylyku.

Kur iu kërkua të fliste për bërrylat (prapaskenat) e televizionit, ai nuk ngurroi të përmendte se kur ka punuar në Top Channel, punonjës të tjerë të cilët preferoi të mos i përmendte me emër spiunonin.

‘Kam kaq vite në gazetari dhe jam i paaftë për të bërë apo ditur thashetheme brenda kolektivit. Në Top Channel, më shumë kohë harxhoje me letra për njëri-tjetrin, se sa punë efektive. Flas kur kam qenë unë në vitet 2009-2014. Dërgoheshin çdo ditë te drejtori letra për mua ‘ky beri kështu, tha kështu’.

Dërgonin dhe emaile të rregullta. Ishin shume të shpifura u shpreh Flavio.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*