
E detyronin të merrte ilaçe kundra dëshirës së saj, i kontrollonin bisedat telefonike dhe e-mail -in, e regjistronin fshehurazi në dhomën e saj kur ishte me fëmijët apo të dashurin, janë këto disa prej detajeve që ylli i popit, Britney Spears, është dashur të kalojë për shumë vite nën tutelën e të atit dhe kompanisë së sigurimit që ai kishte punësuar për ta “mbrojtur”. Një vendim i vitit 2008 i ndaloi këngëtares së njohur të merrte vendime për financat, karrierën dhe jetën personale, vendim ky që u shfuqizuar nëntorin e kaluar.
Krahas të atit, përgjegjësi kryesor i tut elimit të saj për plot 13 vite, këngëtarja e njohur ka aku zuar vazhdimisht mamanë e saj, Lynne Spears, si bashkëpunëtoren e tij, duke u shprehur se nuk mund t’ia falë mungesën e reagimit në momentin kur kishte më shumë nevojë. Kjo e fundit i ka kërkuar falje publikisht këngëtares për çdo gjë që ajo ka kaluar përgjatë kësaj kohe. Në një koment në Instagram, Lynne u lut që Britney ta falë dhe të komunikojnë sërish.
“Më vjen shumë keq për dhimbjen tënde! Kam vite që më vjen keq! Të dua shumë dhe më mungon! Britney, thellë brenda vetes ti e di se sa shumë të dua dhe më mungon! Kërkoj falje për çdo gjë dhe gjithçka që të ka lënduar!”, shkroi mamaja e këngëtares.
Leave a Reply