
kziston një “shans më i lartë se zakonisht” që Evropa të përjetojë një ftohje të madhe të motit përpara periudhës së Krishtlindjeve. Kjo sipas një parashikimi të ri të motit me rreze të gjatë të prodhuar nga autoritetet kryesore ndërkombëtare të klimës.
Paralajmërimi vjen pasi vendet evropiane po mbushin depozitat e tyre, duke shpresuar të kalojnë sezonin me sa më pak kosto që të jetë e mundur.
“Mundësia e një të ftohti të acartë këtë vit – me shumë gjasa në dhjetor – mbetet shumë reale. Parashikimi i motit të dimrit në fillim të vjeshtës është i mbushur me pasiguri dhe faktorët kryesorë që mund të ndikojnë në kushtet atmosferike –
veçanërisht në janar dhe shkurt,”- tha për POLITICO, Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus në Qendrën Evropiane për Parashikimet e Motit (ECMWF).
Leave a Reply