
Moderatorja e Fax News, Aida Shtino ka ‘rrëfyer’ jetën e saj profesionale në një intervistë për emisionin “Ka Motorr” me Ana Haxhimalin.Moderatorja tregoi se ishte ftesa e Preisdentit te Fax News, Kasem Hysenbelliu që e bindi t’i bashkohet Fax News në një emision ndryshe nga ai që kishte drejtuar prej disa vitesh, Njerëz të Humbur. Aida Shtino tha se kjo ishte një sfidë e rë për të, por ajo nga natyra është njeri kokëfortë që i shkon gjërave deri në fund . Duke folur për “Njerëz të Humbur”, Shtino u shpreh se edhe sot njerëzit e pyesin se çfarë u bë me vogëlushen Bleona Mata apo të tjerë persona të humbur.
Leave a Reply