Polici tregon se si fshehu 30 mijë eurot e vjedhura në ferra: Ik se s’kam marrë lekë, s’merrem me gra

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për policin e Cërrikut, Geraldo Nela, i akuzuar për vjedhjen e 30 mijë eurove gjatë kontrollit të një banese.

Është siguruar dosjen hetimore për mënyrën si u realizua vjedhja dhe si u zbulua nga Prokuroria e Elbasanit dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore.

E gjitha u zbulua pasi më 20 dhjetor, 1 javë më parë, me vendim gjykate rreth orës 7 të mëngjesit, Policia e Shtetit dhe kolegët e Nelës, shkuan për kontrolle në banesën dhe në stanin e Banush Kuqjas, në fshatin Marinzë në bashkinë Belsh. Në kontroll asistonte edhe djali i Banushit, Syrja Kuqja, duke qenë se banonte ngjitur me shtëpinë e babait. Kontrolli në banesën e tyre kryhej pasi bashkëshortja e kallëzuesit, Vjollca Kuqja ka deklaruar se ka marrë lekët që kishin në banesë, të cilat i kishte poshtë divanit, një shumë prej 30000 Euro, shkruan Euronews.

Paratë, me prerje 50 Euro, të mbështjella me qese plasmani me ngjyrë të zezë me lule rozë, pasi kishte frikë se Policia do i kontrollonte dhe do i gjente paratë. Si vend të sigurtë për të vendosur paratë ka gjetur një stivë me drru, në oborrin e banesës së tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*